PSG e prezanton Lirën

Paris Saint Germain e ka prezantuar futbollisten kosovare, Fatmire Alushi. Përfaqësuesja gjermane ndihet e lumtur që do ta vazhdojë karrierën tek gjiganti francez.

Sport

10/06/2014 21:32

Fatmire Alushi është prezantuar edhe zyrtarisht në fanellën e Paris Saint Germainit. Futbollistja kosovare e ka prezantuar të martën një fotografi, ku shihet e veshur me fanellën e gjigantit francez.

“Përshëndetje miqtë e dashur. Tani është zyrtare. Gëzohem që mundem të tregoj qe kam vendosur të luaj në sezonin e ardhshëm për Paris St.Germain\”, ka shkruar ajo.

\”Është një detyrë dhe eksperiencë e re. Shpresoj për një kohë plot sukses. Ju falënderoj të gjithëve për përkrahje”, përfundoi ish futbollistja e Frankfurtit, e cila është e martuar me futbollistin kosovar, Enis Alushi.