PSG e mbyll sezonin me humbje, ‘Këpuca e Artë’ niset drejt Messi
Skuadra e Paris Saint Germain e ka mbyllur me humbje këtë sezon në Ligue 1, duke u mposhtur në xhiron e fundit të kampionatit.
Sport
Në përballjen kundër Reims të Arbër Zenelit, kampionët u gjunjëzuan duke u mposhtur me rezultatin 3:1, në një ndeshje ku kosovari u paraqit për vetëm 20 minuta.
Goli i parë në këtë takim erdhi nga Rahman Baba, i cili shënoi në minutën e 36’ të takimit, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e dytë, ishin përsëri vendasit ata që realizuan të parët, duke tundur rrjetën me anë të Mathieu Cafaro, kur po luhej minuta e 56’. Për Reims realizoi edhe Pablo Chavarria në minutën e fundit.
Golin e vetëm për PSG e realizoi Kylian Mbappe, i cili ishte në ndjekje të Lionel Messi, në garën për ‘Këpucën e Artë’, por i riu francez nuk arriti të bënte më shumë se kaq.
Kështu, Messi do të ketë tri gola më shumë sesa Mbappe në garën për ‘Këpucën e Artë’ e cila praktikisht veçse është vendosur.
Me këtë humbje, PSG e mbyll sezonin me 91 pikë të grumbulluar, kurse Reims në pozitën e 9 me 55 pikë. /Lajmi.net/