PSG e gatshme ta shesë Mbappen për 210 milionë euro

E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet ende e paraqrtë.

Sport

25/08/2021 16:51

Mbappe tashmë u ka bërë të ditur drejtuesve të Paris Saint-Germain që dëshiron të largohet, transmeton lajmi.net.

Futbollisti ka refuzuar të gjitha ofertat për vazhdimin e kontratës me gjigantin francez, pasi dëshiron të kalojë te Real Madridi.

‘Mbretërit” kanë dërguar ofertën e pare 160 milionë euro për sulmuesin e cila u refuzua nga ‘Parisienët’.

Megjithatë sipas mediave të ndryshme, raportohet se Parisi do të pranonte një ofertë prej rreth 210 milionë eurosh për ta lënë të lirë të largohen yllin e tyre kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë deri në përfundimin e merkatos verore.

“Los Blancos” pritet që së shpejti të dërgojnë një ofertë tjetër për 22-vjeçarin, e ardhmja e të cilit do të përcaktohet brenda një jave. /Lajmi.net/