PSG dhe Chelsea vihen pas Pjanicit

Paris Saint Germain dhe Chelsea po planifikojnë të testojnë ‘durimin’ e Juventusit gjatë afatit kalimtar të verës, duke kërkuar yllin e tyre, Miralem Pjanic.

Sport

18/03/2020 10:52

Calciomercato raporton se dy skuadrat evropiane, PSG dhe Chelsea janë të interesuara për mesfushorin boshnjak, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, Juventus edhe pse nuk planifikojnë të shesin Pjanic, do të ishin të hapur nëse do të pranonin një ofertë prej të paktën 60 milionë euro.

PSG ka qenë e lidhur me Pjanic që një kohë të gjatë, dhe ai ende është në listën e tyre, ndërsa së fundi ata do të  kenë konkurrencë Chelsean.

Pjanic te Juventus është transferuar në vitin 2016 nga skuadra e Romës./Lajmi.net/