PSG dëshiron shitjen e Neymar, por i vendos çmim të ‘çmendur’

18:23 | 13 Gusht 2019

PSG janë të hapur për shitjen e Neymar, por me disa kushte.

Barcelona, nëse dëshiron rikthimin e Neymar në skuadër, duhet t’i paguajë kampionëve të Francës deri në 250 milionë euro.

Mediet spanjolle raportojnë se PSG edhe pse janë duke kërkuar shitjen e Neymar, vazhdojnë të qëndrojnë pas kërkesave të tyre, duke kërkuar hiq më pak se 250 milionë euro për kartonin e tij, përcjell lajmi.net.

Lajmet e fundit nga Spanja dhe Franca bëjnë të ditur për përafrime të qëndrimeve, me zyrtarë të Barcelonës që ndodhen në Paris për të negociuar marrëveshjen.

Neymar në vitin 2017 për 222 milionë euro nga Barcelona është transferuar te PSG, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit./Lajmi.net/