Pse ZRrE-ja s’po e shtyn afatin e rritjes së çmimit të rrymës sipas kërkesës së KEDS?

Zyra e Rregullatorit të Energjisë po insiston që rryma të paguhet me rritje që prej datës 9 shkurt e jo prej datës 1 mars siç ka kërkuar KEDS.

Lajme

16/02/2022 11:14

Kjo është ripotencuar edhe në deklarimet për media pas mbledhjes së pestë të Bordit të ZRrE-së, shkruan lajmi.net.

“Ne e kemi thënë edhe në mbledhje, por edhe në takime me ta që vendimi hyn në fuqi prej datës 9 shkurt, është obligim i KESCO ta respektojë këtë vendim.”, u tha në deklaratën nga përfaqësuesi i ZRRE-së.

Në anën tjetër, KEDS i ka propozuar ZRrE-së që rritja e çmimit të rrymës të shtyhet deri më 1 mars. Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare nga ZRRE-ja.

“Ende nuk kemi marre nje pergjigje zyrtare”, përgjigjet shkurt Buzhala për lajmi.net.

ZRRE-ja ia injoron kërkesën KEDS-it që të shtyhet shtrenjtimi i tarifave të rrymës në mars