Pse rrjetet sociale po ia dalin që të shkatërrojnë edhe miqësitë më të mira

Rrjetet sociale në të vërtetë kanë ndryshuar mënyrën se si të mbajmë kontakt me me miqtë, por jo gjithmonë sjellin anën pozitive.

Fun

07/10/2016 20:13

Facebook dhe Twitter na informojnë shumë mbi miqtë tani.

Në adhurojmë miqtë tanë dhe na pëlqen të dëgjojmë rreth jetës së tyre, por jo edhe të dimë se çfarë kanë ngërënë për mëngjës, si e kanë kaluar ditën, apo të kuptojmë në detaje se sa i/ e mirë është bashkëshorti/ja e tyre, shkruan koalb.com.  Në një gjë  e tillë do të ju bënte të ngarkoheshit me informacione të panevojshme. Prandaj edhe jeta që bëjnë miqtë tuaj duhet parë me shumë kujdes.

Kërkesat për lojë

Lojërat janë zbavitëse dhe shumica e njerëzve që përdorin rrjetet sociale luajnë lojëra të ndryshme, por e merrni me mend se sa acaruese është kur një person gjatë ditës merr deri ne 5 ose 6 ftesa për lojëra?! Kjo sjellje edhe mund të sjellë te hidhërimi i miqve, prandaj keni kujdes.

Miqtë edhe gënjejnë nëpër rrjetet sociale

Një miku juaj mundet shumë lehtë që të fshehë frustrimet e tij/saj në rrjetet sociale dhe të shfaqë aty një ‘jetë të rehatshme’ përderisa në të vërtetë është duke vuajtur shumë, shkruan koalb.com. Të shikoni përditësimet e tyre, ju mund të ndjeheni sikur jeni pjesë e pandashme e jetës së tyre dhe një gjë e tillë do të thotë që edhe lehtë mund të hiqni dorë nga një bisedat që zhvillohen kur jeni duke pirë kafe.

Balanconi rrjetet sociale me forma tjera komunikimi

Përderisa rrjetet sociale ju ndihmojnë të gjeni miqtë dhe t’i keni afër ata, është një gjë tjetër që privohet kjo lloj miqësie. Rrjetet sociale shpesh herë humbasin kontaktin real që keni pasur me miqtë tuaj, prandaj është e nevojshme që të mbani një ekuilibër mes miqve në rrjetet sociale dhe miqve në jetën e përditshme, shkruan koalb.com.

Më shumë vëmendje duhet t’i kushtoni mikut/mikeshës me të cilët mund të dilni dhe të ecni në natyre, sësa miqve që kanë hyrë në jetën tuaj në mënyrë virtual. Gjithmonë mbani mend, se bashkëveprimi me një mik në jetën reale nuk mund të zëvendësohet.