Pse policia e përdorin ngjyrën e kuqe dhe të kaltër në automjete?
A keni menduar ndonjëherë pse makinat e policisë përdorin dritat e kuqe dhe blu?

Fun
Përgjigja është pjesërisht historike dhe praktike. Gjatë viteve, ndryshimet në zbatimin e ligjit, teknologji dhe efiçiencë kanë ndikuar në evolucionin e ngjyrave që përdor policia.
Në vitet e 40-ta, shumica e departamenteve të policisë kanë përdorur një fener të thjeshtë të montuar në krye të makinave patrulluese me një dritë të vetme të kuqe në pjesën e përparme të makinës.
Ngjyra e kuqe shoqërohet me kuptimin e fjalës “ndal”. Me kalimin e kohës, automjetet e urgjencës filluan të përfshijnë dritat e teknologjisë më të lartë, duke përfshirë edhe ngjyrën blu.
Por pse e kuqe dhe blu?
Njëra nga arsyet është se kombinimi i dritave të kuqe dhe blu të ndezura ndihmon në njoftimin e shoferëve pavarësisht nga koha e ditës.
Disa ekspertë thonë se personat të cilët janë të verbër ndaj disa ngjyrave, nuk mund të jenë të verbër edhe për të kuqen edhe për të kaltrën.
Arsye tjetër është ndriçimi efektiv nga kombinimi i këtyre dy dritave, duke ua shtuar këtyre edhe efektin LED.
E njëjta vlen edhe për automjetet tjera të emergjencës si ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit. /Lajmi.net/