Pse nuk shkoi Isa Mustafa në takimin që e thirri vetë?
Sot u mbajt një tryezë politike e organizuar nga LDK, ku ishin të ftuara të gjitha partitë politike.
Lajme
Këtë takim e kishte kërkuar vetë lideri i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ftesën ua kishte dërguar të gjithë liderëve të partive politike në Kosovë.
Mirëpo përveç mungesave të shumta të liderëve tjerë, as Mustafa nuk ishte i pranishëm në këtë takim.
Driton Selmanaj nga LDK deklaroi se Mustafa është kthyer në Kosovë, mirëpo ai ende nuk është i gatshëm në kapacitetin e tij të plotë që t’i kthehet angazhimeve në politikë.
Selmanaj shpreson që rikthimi i Mustafës në angazhimet politike është çështje ditësh, ndërsa për partitë tjera politike Selmanaj deklaroi se ka qenë vendim i tyre se kë e delegojnë, dhe beson se partitë kanë dërguar përfaqësuesit e tyre më dinjitozë./rtv21/