Pse nuk duhet të përdorni një peshqir për të fshirë fytyrën tuaj

Kur fërkoni peshqirin në fytyrë, po i kaloni të gjitha këto baktere direkt në lëkurën tuaj, gjë që përfundimisht mund të çojë në bllokimin e poreve.

Lifestyle

06/04/2021 15:03

Megjithëse tharja e fytyrës me një peshqir duket si gjëja më logjike për të bërë, në të vërtetë, mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë, transmeton lajmi.net.

“Bright Side” tregon arsyet pse nuk duhet t’i përdorni më peshqirët dhe çfarë të zgjidhni në ven të tyre.

Mund t’ju shkaktojë puçrra.

Tharja e fytyrës me të njëjtin peshqir që përdorni për të tharë trupin mund të dëmtojë lëkurën më shumë sesa mendoni. Peshqirët janë kurthe të shkëlqyera për bakteret, sepse zakonisht i mbajmë në tualet, aty ku ajri është i lagësht dhe ku krijohet një mjedis i përsosur për rritjen e baktereve.

Kur fërkoni peshqirin në fytyrë, po i kaloni të gjitha këto baktere direkt në lëkurën tuaj, gjë që përfundimisht mund të çojë në bllokimin e poreve. Edhe nëse jeni duke përdorur një peshqir të veçantë për fytyrën, ka të ngjarë që nuk po e lani çdo ditë, dhe bakteret e padëshiruara përsëri mund të gjejnë rrugën për në lëkurën tuaj.

Lëkura juaj mund të plaket më shpejt.

Peshqirët prej lecke janë shumë të ashpër për fytyrën, dhe përdorimi i tyre e bën atë të prekshme nga infeksionet dhe rrudhat. Sa më shumë që lani peshqirët, copa e tyre mund të bëhet e ashpër duke dëmtuar lëkurën tuaj.

Mund të irritojë lëkurën.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përdorimi i peshqirëve nuk është opsioni më i mirë për të tharë fytyrën. Për shkak se shumica e pëlhurave të peshqirëve mund të jenë shumë të ashpër, fshirja e fytyrës me to mund të rezultojë në skuqje dhe acarim të lëkurës.

Mund ta bëjë lëkurën të yndyrshme.

Mund të tingëllojë kontradiktore, por tharja e lëkurës në fakt mund ta bëjë atë më të yndyrshme. Meqenëse peshqirët mund të heqin vajrat natyralë, lëkura ka nevojë të qëndrojë e shëndetshme, gjëndrat dhjamore nën sipërfaqen e lëkurës do të duhet të prodhojnë më shumë vaj për të ekuilibruar tharjen, e cila do të rezultojë në lëkurë tepër të yndyrshme.

Si ta thani fytyrën pa peshqir

Në vend që të prekni fytyrën me një peshqir, lini ajrin të bëjë punën e vet. Tharja në ajër është më higjienike dhe e butë për lëkurën, dhe megjithëse kërkon më shumë kohë, lëkura do t’ju falënderojë për këtë.

Lani fytyrën si zakonisht.

Lëreni lëkurën të thahet natyrshëm.

Vendosni kremin tuaj hidratues të preferuar. /Lajmi.net/