Pse njerëzit thonë gjëra që nuk i kanë me gjithë mend

Ka disa faktorë, por ju duhet të ndaloni së bëri këtë. Kjo është arsyeja pse.

Lifestyle

26/01/2021 10:19

Të gjithë e gjejmë veten nganjëherë duke thënë gjëra që nuk i kemi me gjithë mend, edhe nëse nuk jemi krenarë për këtë, të gjithë e bëjmë, shkruan lajmi.net.

Por, në një formë, kjo duket të jetë mënyra e vetme për të komunikuar me disa persona që nuk kërkojnë nga ti që të jesh i sinqertë ose vetvetja. Ata mjaftohen me versionin e rremë tuajin.

Në këtë mënyrë nuk na duhet të shpenzojmë shumë energji me këta persona dhe jemi më pak të përfshirë emocionalisht me ta.

Mirëpo, këta njerëz do të krijojnë lidhje të pakuptimta me ty, sepse njeriu ka nevojë që të ketë raporte reale, të thella dhe të veçanta me personat rreth tyre.

Këto lidhje të rreme që krijojmë me njerëzit zakonisht ndodhin sepse ne kemi frikë ta pranojmë një realitet, nga empatia ose edhe vetëm për të tingëlluar të sjellshëm, shkruan lajmi.net.

Shpeshherë mund të keni thënë:

“Le të pimë kafe javën tjetër”

“Të shkojmë në ndonjë vend të bukur këtë vikend”

“Sapo e takova, por është shumë njeri i mirë”

“Jam duke kërkuar diçka serioze, të lidhem me dikë”

Pse i themi këto? Epo, për të bërë veten ose dikë tjetër të ndihen më mirë. Kur i themi gjërat e tilla si “lajmërim”, ka më shumë të bëjë se ju keni nevojë të dëgjoni këtë që ta besoni për vete.

Empatia është aftësia e personit që të kuptoj dhe bashkë-ndjejë atë që ndjenë një person tjetër. Nëse ne ndjehemi të sigurt në mendimet dhe ndjenjat tona, edhe të tjerët do të ndjejnë këtë.

Do të kuptoheni më shumë, nuk do të keni frikë të flisni mendjen dhe do të mësoni edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Nëse dikush iu pyet “A dëshironi të bëni këtë?” mos u përgjigjni “Po, pse jo” përgjigjuni me PO ose JO.

Ose “A të pëlqej unë?”, “Po, por…” nuk është përgjigjja që duhet të jepni, është PO ose JO.

Mësojeni veten të jeni të sinqertë, në mënyrë që të jeni sa më rehat rreth personave të tjerë. Nëse dikush nuk pëlqen sinqeritetin tuaj, atëherë nuk janë personi i duhur për juve. /Lajmi.net/