Pse Lukaku është gati të largohet nga Inter dhe të rikthehet te Chelsea?

Sulmuesi Romelu Lukaku ndihet se ka punë të papërfunduar te Chelsea, andaj tani thuhet se është i hapur për largimin nga Inter.

Sport

04/08/2021 11:25

Belgu ishte i lumtur të qëndronte te Inter gjatë kësaj vere, por tani kërkon rikthimin në “Stamford Bridge”, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që Inter fitoi Seria A, klubi është në gjendje të rëndë ekonomike dhe janë duke konsideruar shitjen e yllit të skuadrës.

Erling Haaland dhe Harry Kane ishin shënjestra për “Blutë”, por Lukaku tani shihet si opsion më real.

Sipas The Sun, Lukaku është i interesuar për rikthimin te Chelsea.

Një ndër arsyet është largimi i Antonio Conte dhe Achraf Hakimit, dy më meritorët dhe miqtë e afërt të belgut edicionin e kaluar te Inter.

Dje, Chelsea ofroi plotë 130 milionë euro për shërbimet e Lukakut, derisa oferta është duke u konsideruar nga “Neurazzurët”./Lajmi.net/