Pse Joshua u demolua nga Ruiz? Duket se boksieri pësoi një ‘bllokadë mentale’ – Nuk dinte asgjë

Të gjithë kanë mbetur të befasuar nga paraqitja e Anthony Joshau në duelin me Andy Ruiz JR.

Sport

02/06/2019 14:59

Joshua preku katër herë tapetin e ringut duke mos qenë i aftë t’i përballojë goditjet e boksierit meksikan.

Fillimisht, meksikani arriti ta rrëzonte Joshuan dy herë në raundin e tretë, duke i dhënë një shkundje të rëndë e cila e përcolli përgjatë gjithë duelit.

Britaniku pësoi një tronditje pas së cilës duket se harronte kohë pas kohe se çfarë po ndodh, gjë që e bën shqetësuese gjendjen e tij.

Në përfundimin e raundit të gjashtë, Joshua dëgjohet teksa e pyet trajnerin e tij “Pse po ndihme kështu?”, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, një raund më herët, AJ e pyeste trajnerin e tij “Cila goditje e kapi? Cilës goditje nuk mund t’i shmanget ai? Pse po paraqitet kështu?”

Joshua duket se ka pësuar një ‘bllokadë mentale’ pas dy nokautëve të parë nga Andy Ruiz JR.

Boksieri duket konfuz edhe me shikimin që i bënte gjyqtarit të ndeshjes në momentin kur u rrëzua për herën e tretë. /Lajmi.net/