Pse Hitleri ishte një orator i mirë dhe i suksesshëm?

“Unë e di se shumë meshkuj ndikohen më shumë nga fjala e thënë sesa ajo e shkruar, unë e di se çdo lëvizje në këtë tokë i ka borxh rritjen e saj oratorëve të mëdhenj e jo shkrimtarëve të mëdhenj”, shkruan Adolf Hitler në librin e tij ‘Mein Kampf’.

Fun

28/10/2015 14:50

Profesori Bruce Loebs, i cili ka ligjëruar një klasë të quajtur Retorika e Hitlerit dhe Churchillit për 46 vjetët e fundit në Universitetin e Idahos, thotë se meritat e suksesit të oratorisë së Hitlerit i takojnë karizmës së tij.

hitler

“Ai kishte mësuar se si të jetë një folës karizmatik, dhe njerëzit, për çfarë do arsye, dashuroheshin në fjalët e tij,” thotë Loebs për Business Insider, transmeton lajmi.net.

“Njerëzit ishin të gatshëm ti ndiqnin fjalët e tij, pasi që ai dukej se i kishte përgjigjet e duhura në atë kohë krize ekonomike”, ka shtuar ai.

Të rrënuar dhe dëshpëruar me situatat ekonomike pas Luftës së Parë Botërore, ambienti ekonomik i Gjermanisë e kishte mbështetur ngritjen e Hitlerit në vitet e 1930-ta.

Hitleri kishte shfrytëzuar këtë mundësi dhe e kishte krijuar një ideologji partiake.

Zona politike e Hitlerit

hitler screen grab history doc

Para se partia Naziste të njihej botërisht, kjo parti e Hitlerit ishte shumë e panjohur, duke fituar vetëm 3% të votave në zgjedhjet e Gjermanisë të vitit 1924.

“Kur Hitleri kishte vendosur të konkurronte në Reichstag, apo në parlamentin Gjerman, ai e dinte se kjo do të thoshte se ai do të mbante fjalime dhe do të duhej të fliste me aq shumë njerëz sa ishte e mundur për ti fituar votat e tyre”, ka thënë Loebs për Business Insider, raporton lajmi.net.

8 vite më vonë, Nazistët ishin partia më e madhe në Reichstag.

Nga viti 1934, Hitleri dhe agjenda e tij politike ishin duke e udhëhequr qeverinë Gjermane.

Siç shkruan edhe historiani Robert waite: “Hitleri ishte njeri i rrallë. Pasi që rrallë herë ndodhë që në civilizimin perëndimor një njeri të ndikoj aq shumë. Ai e kishte krijuar teorinë e tij politike dhe një qeveri e cila nuk do të mund të ekzistonte pa të”.

Procesi i shkrimit të fjalimeve të Hitlerit

hitler

Joseph Goebbels, ministri i propagandës Naziste, kishte shkruar në ditarin e tij se Hitleri i shkruante vetë fjalimet e tij dhe i modifikonte deri në 5 herë.

“Ai thjeshtë nuk donte të ia besonte askujt shkrimet e tij”, thotë Loebs.

“Për Adolf Hitlerin, të folurit në publik ishte aq e rëndësishme sa që ai kurrë nuk i ka besuar dikujt tjetër të ja shkruante fjalimet e tij”, ka shtuar ai.

Loebs gjithashtu ka cekur se edhe Winston Churchill kishte preferuar ti shkruante fjalimet e tij vet, që është diçka e rrallë tek liderët e asaj kohe (por edhe të liderëve të kohëve të sotit).

Zëri i Hitlerit ishte hipnotik

Hitler Speech 1935

Në librin e Ron Rosenbaum të quajtur ‘Shpjegimi i Hitlerit’, novelisti Francez-Amerikan, George steiner, e përshkruan liderin Nazist si një zë tejet të fuqishëm dhe bindës.

“Unë kam lindur në vitin 1929, pra që nga vitet e 33-ta, unë e mbaj mend veten të ulur në kuzhinë dhe duke e dëgjuar zërin e Hitlerit në radio’, thotë Steiner.

“Është një gjë e vështirë për ta përshkruaj por zëri i tij ishte hipnotik… Gjëja më e mahnitshme është se ti thuajse e ndjeje edhe trupin duke dalë nga radio. Ti thjeshtë i ndjen gjestet e tij. Dhe që Hitleri ishte një gjeni për këtë punë, këtu nuk ka asnjë dyshim”, ka shtuar ai.

https://soundcloud.com/ww2historya/hitler-speech-to-ss

Më tej, psikologu Amerikan Henry Murray, e përshkruan prezencën e Hitlerit si ‘hipnotike’ në raportin e tij prej 229 faqesh që ishte dërguar në Zyrën e Shërbimeve Strategjike, pararendës i CIA-së.

Sipas raportit të Murray, Hitleri kishte marrë shpesh komplimente për sytë e tij edhe pse ata ishin përshkruar si “të vdekur, padukshëm, papërcaktuar”.

Hitleri ishte më i vogël se gjatësia mesatare dhe e kishte një stil të flokëve të çuditshëm, buzë të holla, dhe duart i kishte të formuara mirë.

Murray ka cekur se lideri i pamëshirshëm Nazist ishte njohur për shtrëngim duarsh të dobët.

‘Ai është dashur ti shtoj gjallëri gjuhës së tij’

hitler

Hitler ishte marrë gjatë gjithë kohës me gjestet e tij të duarve dhe gjuhën e trupit gjatë kohës kur ai i praktikonte fjalimet e tij.

“Ai absolutisht duhej që të merrej me prezantimin e tij pasi që ajo ishte gjysma e mesazhit,” ka thënë Loebs për Business Insider, transmeton lajmi.net.

“Ai ka shtuar një gjallëri gjuhës së tij vetëm për ti përçuar me sukses idetë e tija”, ka shtuar ai.

Fotografi personal i Hitlerit, Heinrich Hoffmann, ka bërë rreth 2 milion fotografi të liderit luftarak dhe është këshilluar që asnjëherë të mos i bëjë ato publike për njerëzit, bazuar në biografinë që e kishte përgatitur ai, ‘Hitleri ishte shoku im”.

hitler

Në vitin 1925, Hoffman kishte bërë disa foto të shprehjes së fytyrës së Hitlerit dhe gjesteve të tij përderisa i praktikonte fjalimet në pasqyre.

Pasi që i studionte fotografitë, lideri Nazist urdhëronte që ato të shkatërroheshin.

Por në mënyrë të fshehtë Hoffman i kishte ruajtur fotot dhe i ka bërë ato publike 30 vite më vonë.

hitler

“Hoffman na ka dhuruar atë që nuk ka mundur ta bëjë asnjë fotograf tjetër në botë, ai na ka dhuruar një akses ekskluziv e intim për ta parë një pjesë tjetër të Hitlerit’, ka thënë historiani Roger Moorhouse në një artikull.

Perandoria e Hitlerit kishte përfunduar zyrtarisht me 30 prill të vitit 1945, ku Hitleri kishte bërë vetëvrasje në bunkerin e tij bashkë me gruan e tij pasi që kishin mësuar se forcat Aleate e kishin rrethuar Berlinin. /Lajmi.net

YouTube player