Pse foshnjat kudo në botë tani flenë në kuti?

Rreth 3 vite më parë, BBC Magazine raportoi për kutinë e foshnjeve finlandeze- një kuti me rroba, çarçafë dhe lodra që shteti i jep nënave në pritje.

Fun

04/04/2016 18:19

Historia u bë virale dhe është lexuar nga 10 milionë njerëz në 18 muaj. Ideja e kutisë tanimë po përhapet kudo në botë

Është një traditë që daton në vitet 1930. Çdo nënë e re, pavarësisht nga prejardhja apo gjendja ekonomike, merr një kuti bebesh nga qeveria.

Kutia mban disa pajisje: beberona, veshje body, pelena, një çantë gjumi,veshje për të dalë, produkte për të bërë banjë dhe një dyshek të vogël. Kur dysheku vendoset në fund të kutisë, krijohet shtrati i parë për fëmijën.

Kjo nismë është vlerësuar pasi ka ndihmuar Finlandën të bëhet një nga vendet me shkallë më të vogël të vdekjeve foshnjore në botë.

Më shumë publicitet për idenë u krijua kur qeveria e Finlandës i dha një kuti bebeje Dukës dhe Dukeshës të Kembrixh kur ata ishin në pritje të fëmijës së parë.