Pse është vendosur që Carabao Cup të shtyhet?

Jose Mourinho, si njëri nga finalistët e Carabao Cup mbështet plotësisht shtyrjen e finales së kësaj gare.

Sport

07/01/2021 09:19

Manchester City pasi që mposhti Manchester United me rezultat 2-0, arriti të kualifikohej për në finalen e parë këtë sezon.

Megjithatë, edhe Tottenham edhe Man City do të duhet të presin deri në 25 prill për të luajtur së bashku, transmeton lajmi.net.

Me shpresën që rregullat mbi parandalimin e virusit do të ndryshojnë dhe tifozëve do t’iu lejohet hyrja në stadium, është bërë edhe shtyrja e kësaj finale.

Mourinho mbështet këtë vendim, duke thënë se nëse finalja do të jetë në shkurt, nuk do të ketë mundësi që tifozët të shijojnë fitoren me klubin./Lajmi.net/