Bajrami: Kosova nuk ka më kohë për kriza e vakume politike
Profesori universitar Arsim Bajrami ka bërë thirrje për tejkalimin sa më të shpejtë të krizës politike në Kosovë dhe zgjedhjen e presidentit të ri. Bajrami tha mbrëmë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, se pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale, institucionet duhet të jenë të bashkuara në mbështetje të krerëve të UÇK-së, ndërsa…
Lajme
Profesori universitar Arsim Bajrami ka bërë thirrje për tejkalimin sa më të shpejtë të krizës politike në Kosovë dhe zgjedhjen e presidentit të ri.
Bajrami tha mbrëmë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, se pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale, institucionet duhet të jenë të bashkuara në mbështetje të krerëve të UÇK-së, ndërsa paralajmëroi se zgjedhjet e reja do ta dëmtonin këtë proces.
“Nuk ka Kosova më kohë për kriza politike. Nuk ka më Kosova për vakume politike. Asnjë gjë nuk është më e rëndësishme sesa rreshtimi në kundërvënien e këtij aktgjykimi. Edhe për këtë arsye, unë uroj që menjëherë të zgjidhet presidenti javën e ardhshme, vendi të mos shkojë në zgjedhje, sepse shkuarja në zgjedhje i dëmton më së shumti procesin se si t’u ndihmojmë ne krerëve të UÇK-së dhe ekipeve të tilla mbrojtëse”, tha Bajrami.
Ai shtoi se presidenti i ardhshëm do të ketë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e krerëve të UÇK-së dhe në pasqyrimin e, siç tha, të vërtetës dhe rrugës së shtetndërtimit të Kosovës.