Pse Beckham mbante fanellën me numrin 23?
Fanella e David Beckham me të cilën të gjithë e kujtojmë është ajo me numrin 23.

Sport
Beckham luante me numrin 7 te kombëtarja e Anglisë dhe Manchester United, por karriera e tij me skuadra si Real Madrid dhe LA Galaxy u zhvillua me numrin 23.
Por, pse Beckham e mbante këtë numër në fanellën e tij? Kush qëndronte pas kësaj?
Sipas Jorge Valdano, numri 4 dhe 23 ishin opsionet për Zidane, dhe gruaja e tij Victoria e bindi për 23.
“Ne biseduam me atë për numrin katër dhe 23. Ai kërkoi opinionin tim dhe unë ithash se preferoj numrat klasik nga 1 në 11”, ka thënë Valdano, transmeton lajmi.net.
Por, unë gjithashtu i thash që unë kuptoj gjërat dhe ato kishin ndryshuar asokohe, kështu që tifozët pranojnë secilin numër”, shtoi Valdano.
“Në fund, gruaja e tij tha”Numri 23 nuk e dëmtoi Jordanin”.
Kështu, në zgjedhjen e Beckham kishte rol edhe ikona e NBA, Michael Jordan. /Lajmi.net/