Pse Barcelona nuk e zyrtarizoi mbrëmë Aubameyangin?

E gjithë vëmendja e ditës së fundit të merkatos u vodh nga Barcelona dhe Pierre Emerick Aubameyang.

Sport

01/02/2022 09:47

Sulmuesi nga Gaboni lidhej që nga fillimi me një largim nga Arsenal, si pasojë e problemeve të hapura së fundmi, dhe mos përfshirjen e tij në skuadër nga trajneri Mikel Arteta.

Aubameyang u pa teksa nënshkroi mbrëmë kontratën e tij me Barcelonën, por zyrtarizimi nga klubi nuk erdhi. Pse ndodhi kjo?

Pierre Emerick Aubameyang do të shkëpusë (ose ka shkëputur) kontratën me Arsenal, dhe si rrjedhojë do të mbetet lojtar i lirë, përcjell lajmi.net. Kësisoj, Barcelona nuk pati presionin e kohës për të regjistruar transferimin e tij, pasi si lojtar i lirë, Auba mund të regjistrohet edhe pas mbylljes së merkatos.

Tani, zyrtarizimi i Aubameyang te Barcelona pritet të ndodh minutë-pas-minute.

Lojtari do të jetë përforcimi i katërt i Barcelonës në këtë merkato, pas Dani Alves, Ferran Torres e Adama Traore.

Aubameyang pritet të transferohet te Barca si lojtar i lirë, me pagë të reduktuar dhe një vit e gjysmë kontratë. /Lajmi.net/