Provokimi i rëndë i Mourinhos për tifozët e Juves pas fitores së Unitedit
Rivaliteti mes tifozëve të Juventusit dhe Jose Mourinhos duket se nuk do të përfundojë kurrë.
Sport
Këtë më së miri e tregon sjellja e trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho, pas ndeshjes me Juventusin.
Manchester United mori një fitore të rëndësishme në udhëtim te Juventus me rezultat 1:2, fitore që erdhi pas përmbysjes së rezultatit.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri portugez që ishte cak i shumë fyerjeve nga tifozët e Juves, nuk hezitoi t’i provokonte këta të fundit, duke iu kërkuar t’u dëgjojë zërin pas humbjes në këtë ndeshje./Lajmi.net/
THE BEAUTIFUL GAME.
pic.twitter.com/pk3JhAvbm6— José (@MourinhoMindset) November 7, 2018