Provoi ta bënte një ‘selfie’ në kopsht zoologjik, e pëson keq nga jaguari

Një grua u përpoq që së fundmi të kërcejë gardhin në kopshtin zoologjik ‘Wildlife World’, pranë Phoenix, ndërsa mori lëndime nga jaguari brenda rrethimit.

Fun

11/03/2019 17:08

Gruaja njoftohet se po përpiqej të realizonte një ‘selfie’ me jaguari. Ajo pësoi lëndime të rënda në krah, por dëmtimet e saj nuk ishin kërcënuese për jetën, transmeton lajmi.net.

Filmimet e mundësuara nga dëshmitarët në ngjarje tregojnë gruan duke qajtur dhe derdhur gjak derisa shtrihet në tokë.

Në pamjet dhe fotografitë që janë marrë në vendngjarje, shihet një plagë e thellë e dukshme në krahun e saj ku edhe i ishte hapur lëkura.

‘Wildlife World’ ka bërë vërejtjet e mëposhtme në një deklaratë, nëpërmjet një cicërime në Twitter.

“Me keqardhje iu informojmë se këtë mbrëmje, para se të përfundonte, ndodhi një incident i raportuar që përfshinte një vizitore, i cili kaloi pengesën për të realizuar një foto, sipas dëshmitarëve okularë. Vizitorja pësoi lëndime të lehta në krah nga një prej jaguarëve tanë femra. Me kërkesën e familjes, u thirrën paramedikët. Incidenti po hetohet plotësisht”, ka deklaruar kopshti zoologjik. /Lajmi.net/

YouTube player