Provimi i maturës, angazhohet edhe Policia e Kosovës
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, së basku me drejtoreshën e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbrie Nagavci, vizituan gjimnazin e shkencave shoqërore “Sami Frashëri”, në Prishtinë, ku po mbahet pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore.
Lajme
Ministri Bajrami bëri të ditur se çdo gjë po shkon mirë pasi kanë marrë masat e duhura, duke u mobilizuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Bajrami tha se janë marrë masa edhe ndaj 51 personave të cilët kanë shpërndarë testet në rrjetet sociale.
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbrie Nagavci tha se si komunë kanë marrë të gjitha masat e duhura që testi të jetë i suksesshëm./Kp
