Proteza që kthen ndjenjën e këmbës natyrale (Foto)

Një ekip shkencëtarësh nga Austria, ka prezantuar protezën e parë ortopedike e cila mund të simulojë ndjenjën e gjymtyrës së amputuar. Inovacioni revolucionar që mund të ndryshoi jetën e shumë njerëzve në mbarë botën, përveç rikthimit të ndjenjës, pacientëve do tu ndihmojë në përballimin e dhimbjeve të mëdha, transmeton lajmi.net. Proteza e cila ngjitet përmes…

Auto & Tek

08/06/2015 13:12

Një ekip shkencëtarësh nga Austria, ka prezantuar protezën e parë ortopedike e cila mund të simulojë ndjenjën e gjymtyrës së amputuar.

Inovacioni revolucionar që mund të ndryshoi jetën e shumë njerëzve në mbarë botën, përveç rikthimit të ndjenjës, pacientëve do tu ndihmojë në përballimin e dhimbjeve të mëdha, transmeton lajmi.net.

Proteza e cila ngjitet përmes ndërhyrjeve kirurgjikale, lidhet me sistemin nervor të pjesës së sipërme të kofshës, kurse sinjalet në sistemin nervor të ashtuquajtur “imitues”, dërgohen përmes gjashtë sensorëve të veçantë të ngulitur në shputën artificiale.

Proteza 2

Siç thonë shkencëtarët nga Universiteti i Linzit, këta sensorë janë në gjendje të përcjellin të gjitha ndjenjat të cilat i ka një shputë e shëndetshme.

“Ndjehem sikur kam lindur përsëri apo sikur kam filluar një jetë të re. Tani ndihem sikur kam këmbë të re. Tani nuk rrëshqas, sepse mund ta bëjë dallimin kur jam duke ecur mbi zhavorr, beton, bari apo rërë. Madje mund të ndjejë guralecët nëpër gishta të këmbës”, ka deklaruar profesori 54-vjeç Volfgang Ranger, i cili përdor këtë protezë. (lajmi.net)