Protestojnë qumështarët: Qeveria po i mbyllë sytë para produkteve të dyshimta (Foto)

Prodhuesit dhe përpunuesit e Qumështit sot kanë marshuar përsëri drejt objektit të Qeverisë duke hedhur kështu djathin dhe qumështin në shenjë pakënaqësie për mos realizimin e kërkesave të tyre.

Lajme

14/07/2015 14:14

Përmes kësaj proteste, Kryetari i përpunuesve të qumështit, Ramadan Mema ka thënë se Qeveria me vetë dëshirë është duke zgjedhur shkatërrimin e produkteve të qumështit, duke lejuar ato që të qarkullojnë lirshëm nëpër pikat doganore.

“E thërrasim kryeministrin bashkë me stafin e tij të vinë e t’i shohin këto produkte që vinë lirshëm në pikë të ditës dhe në dritë të diellit përmes pikave doganore pa asnjë problem. Ejani sepse këta që po i shihni këtu janë qytetarët e vendit të juaj dhe nuk janë aspak të dhunshëm”.

“Për shtetin nuk paraqesin problem se çka përmbajnë dhe as çfarë pasoja kanë ato produkte, nëse janë të rrezikshme apo jo”, ka thënë Memaj.

Ndërsa nga ana tjetër në përkrahje të qumështarëve dolën edhe një grup i të rinjve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët mbanin në duar pankarta me:  “Qeveri shpëto 40 mijë vende pune”, “Bleni produkte vendore”, “Ne jemi me prodhuesit vendor”.

Protestat e qumështarëve3 Protestat e qumështarëve2 Protestat e qumështarëve Protestat e qumështarëve