Protestat në SHBA, shumë policë janë lënduar
Shumë oficerë janë plagosur dhe të paktën një është transportuar në spital, thonë burime për CNN.
Bota
Protestuesit pro-Trump sulmuan Capitolin e SHBA më herët sot, ku anëtarët e Kongresit po mblidheshin për të konfirmuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Pamjet televizive të disa transmetuesve amerikanë tregojnë protestues brenda dhe jashtë ndërtesës së Kongresit, si dhe arritjen e forcave shtesë të policisë.
Si rrjedhojë, policia e Capitolit ka mbyllur gjithë ndërtesën dhe ka shoqëruar ligjvënësit në zona të sigurta. /Lajmi.net/