Protestat në Kinë: Twitter dhe Facebook kanë fshirë llogaritë kineze që shpërndanin dezinformata

Twitter dhe Facebook dy aplikacionet më të njohura sociale kanë ndërmarrë hapa për të bllokuar atë që ata e përshkruanin si një fushatë të mbështetur nga shteti kinez për dezinformim.

Auto & Tek

20/08/2019 19:40

Twitter ka deklaruar se ka fshirë 936 llogari ku thuhej se janë përdorur për “grindje politike në Hong Kong”.

Këto dy rrjete thanë se këto llogari kishin origjinë në territorin e Kinës dhe ishin pjesë e një përpjekje për të minuar “legjitimitetin dhe pozicionet politike të lëvizjes protestuese.”, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.

Facebook tha se kishte hequr “shtatë faqe, tre grupe dhe pesë llogari në Facebook”. Ata shpesh kanë postuar për lajme politike dhe lokale side për çështje që kanë përfshirë tema të tilla si protestat në Hong Kong- deklaroi Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë kibernetike në Facebook.

Përveç 936 llogari specifike, po ashtu se rreth 200.000 llogari të tjera, po ashtu të dizajnuara për të shpërndarë dezinformata, u pezulluan para se të bëhen aktive. /Lajmi.net/