Protestat e dhunshme në Shkup, Von Cramon: Trazirat mund të shfrytëzohen nga Rusia

Ditët e fundit Shkupi është përfshirë nga protesta të dhunshme pasi qytetarët kanë refuzuar të pranojnë propozimin francez për miqësi me Bullgarinë.

Lajme

07/07/2022 14:47

Në lidhje me protesta ka reaguar eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Ajo ka ngritur shqetësimin se protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut mund të përhapen dhe në Mal të Zi.

Sipas saj protestat mund të përdoren nga aktorë të tjerë të huaj si dhe nga Rusia.

“Kur Shtetet Anëtare të BE-së dështojnë të japin shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht Mal të Zi që mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë të huaj. Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të kuptojnë dhe të përshpejtojnë veprimet e integrimit”, shkruan eurodeputetja në Twitter./abcnews