Protesta në sheshin “Skënderbeu'” hyn në natën e shtatë, qytetarët mblidhen sërish në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet protestë. Kjo e martë shënon natën e shtatë radhazi, që qytetarët kundërshtojnë njëzëri vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Si çdo natë tjetër, protesta edhe sonte do të mbahet me fillim nga ora 21:00. Ndërkohë, ishte nënkryetarja e kryeqytetit, Besianë Musmurati ajo…
Lajme
Edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet protestë.
Kjo e martë shënon natën e shtatë radhazi, që qytetarët kundërshtojnë njëzëri vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Si çdo natë tjetër, protesta edhe sonte do të mbahet me fillim nga ora 21:00.
Ndërkohë, ishte nënkryetarja e kryeqytetit, Besianë Musmurati ajo që bëri të ditur vazhdimin e protestës.