Të Infektuar: 102.742

Të Shëruar: 89.141

Të Vdekur: 2.105

Protesta masive pasi shteti e bllokon qasjen në faqe pornografike

15:10 | 3 Nentor 2020

Që nga e marta, në Tailandë nuk ka më qasje në asnjë faqe pornografike, populli fillon protesta kundër këtij vendimi të qeverisë.

Të martën, qeveria tajlandeze ka nxjerrë një dekret rreth faqeve pornografike, pra ato nuk janë të qasshme më, raporton “USnews”.

Rreth 190 faqe që shfaqin pornografi, përfshirë “PornHub”, janë tani të paarritshme për qytetarët e Tailandës, transmeton lajmi.net.

Qytetarët kanë filluar protestime në rrjete sociale dhe gjithashtu para ministrisë së teknologjisë në Bangkok.

Ministri i teknologjisë, Puttipong Punnakanta, tha se kjo ishte një përpjekje për të ndaluar faqet pornografike dhe të bixhozit, të cilat janë ilegale në rregulloren shtetërore të krimeve kibernetike.

Në rrjete sociale shumë persona kanë filluar të përdorin hashtagun #SavePornhub, pasi edhe faqja vet deklaroi se Tailanda ishte një prej përdoruesve më të mëdhenj të industrisë së tyre, transmeton lajmi.net.

Sipas tyre, Tailanda shpenzon rreth 11 minuta e 21 sekonda në faqen e tyre në krahasim me shtetet tjera.

PornHub nuk reagoi menjëherë, por pasi atyre iu kërkua nga qytetarët të iu ofroj përkrahje, ata e shfaqën përkrahen e tyre.

Nuk është akoma e qartë se a është bërë kjo ndalesë për të ruajtur moralet etike të popullsisë.

Qeveria e Tailandës veçse është duke u përballur me protestuesit për shumë muaj, të cilët janë një shumicë e re në moshë.

Emilie Pradichit, drejtoresha e Fondacionit Manushya, i cili bënë kampanjë për të drejtat digjitale, tha se: “Vendimi i qeverisë është një vepër e diktatorëve, që përpiqen të kontrollojnë se çka shohin, thonë ose bëjnë të rinjtë në rrjete sociale përmes fuqisë konservative”. /Lajmi.net/