Burri dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, vjehrra e saj dhunë psikike në Lipjan
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Lipjan. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 tetor, rreth orës 15:00, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkaq, sipas raportit, vjehrra e viktimës dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është…
Lajme
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Lipjan.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 tetor, rreth orës 15:00, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkaq, sipas raportit, vjehrra e viktimës dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.
I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si dhunë në familje. /Lajmi.net/