Propozimi në Gjermani: Kutitë e zeza përveçse në avionë, edhe në makina

Pas konfirmimit të dy rasteve përplasjesh të lidhura me Tesla Autopilot në Amerikë, duke përfshirë një fatalitet, ligjvënësit gjermanë janë duke planifikuar legjislacionin që do t’i kërkonte prodhuesit të makinave që të përfshijnë një kuti e zezë për makinat.

Auto & Tek

26/07/2016 01:40

Zakonisht e lidhur me avionët, kutia e zezë e propozuar do të regjistrojë, kur një sistem autonom aktivizohet, kur makina i kërkon shoferit të rimarrë detyrat lëvizëse dhe kur një shofer human merr kontrollin apo jo, sipas TechSot.Al.

Qëllimi i këtij legjislacioni do të ndihmojë të dy prodhuesit e makinave, rregullatorët dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit për të përcaktuar se kush është përgjegjës në rast të një aksident me makinë autonome. Të dy, Volvo dhe Mercedes-Benz kanë thënë se do të pranojnë përgjegjësinë për veprimet e makinave të saj, kur të aktvizohet opsioni i autonomisë së makinës.

Së bashku me idenë e kutisë së zezë, Ministri gjerman i Transportit Alexander Dobrindt gjithashtu dëshiron që legjislacionit të përfshijë gjuhën që lejon shoferi i njeriut dhe të mos i kushtojë vëmendje trafikut, por gjithashtu kërkon që ato të qëndrojnë në vendin e shoferit në mënyrë që të mund të ndërhyjë në rast të një emergjence.