Pronari i Spotify, Daniel Ek konfirmon: Kam bërë ofertë për blerjen e Arsenalit

Biznesmeni miliarder, Daniel Ek, ka konfirmuar sot se ka bërë ofertë për blerjen e Arsenalit.

Sport

16/05/2021 10:22

Ek i cili njherësh është edhe tifoz i Arsenalit, thuhej se ishte i interesuar për të blerë klubin nga Londra, shkruan lajmi.net.

Por, mediat angleze përgënjeshtruan këtë lajm duke thënë se në fakt, Ek nuk kishte bërë farë ofertë për blerjen e Arsenalit.

Megjithatë, ishte vet Daniel Ek i cili përmes një komunikate për media, konfirmoi se kishte bërë një ofertë duke përgënjeshtruar mediat angleze.

“Lajme të pasakta kanë dalë sot duke thënë se unë nuk kam bërë një ofertë për të blerë klubin e Arsenalit. Mendoj që është e rëndësishme të jemi korrektë, këtë javë një ofertë i është bërë pronarit Josh Kroenke dhe zyrtarëve bankarë e cila përmbante pronësinë, reprezentimin në bord dhe një pjesë të aksioneve për tifozët”, tha Ek.

“Ata u përgjigjën se nuk kanë nevojë për para. Unë e respektoj këtë vendim por mbes i interesuar dhe i gatshëm kurdo që situata të ndryshojë”, përfundoi Daniel Ek./Lajmi.net/