Pronarët e pasur të Man Cityt ishin të interesuar të blinin Liverpool
Graeme Souness ka bërë të ditur se investitorët nga Abu Dhabi të cilët blenë Manchester Cityn ishin të interesuar të blinin Liverpoolin, por pronarët atëhershëm ishin të vështirë për negocimin e marrëveshjes.
Sport
Ish kapiteni dhe trajneri i Liverpoolit, Graeme Sounees, ka kujtuar një takim me Amanda Stavely, e cila ishte e përfshirë në blerjen e Manchester Cityt nga Sheikh Mansour.
Souness e ka pyetur Staveley, e cila ishte një tifoze e Liverpool, pse miliarderët nga e Man Cityt nuk i kishte dërguar në ‘Anfield Road’.
Siç shpjegon Souness takimin me Staveley, Sheik Mansour ka qenë i interesuar për Liverpoolin, por e kishte të vështirë arritjen e një marrëveshje me ish pronarët e kësaj skuadre, dhe pastaj ishte larguar në drejtim të Manchester Cityt.
Që nga ajo kohë, Manchester City janë shndërruar në një fuqi në futbollin evropian, duke fituar një seri titujsh, përfshirë edhe Premierligën, të cilën e fituan katër herë nën pronësinë e pronarëve arabë./Lajmi.net/