Pronarët e Man Cityt gati për blerjen e klubit të dhjetë

City Football Group është pranë marrëveshjes për të blerë ekipin francez Troyes, që garon në Ligën e Dytë franceze.

Sport

22/08/2020 11:51

Pronarët e Man City tentuan blerjen e klubit të Nancy më herët, por pandemia bllokoi gjithçka. Tani ata ia kanë vënë synin klubit të Troyes, që do ishte klubi i dhjetë në menaxhimin e tyre.

Pas blerjes së skuadrës angleze, City Football Group njoftoi për blerjen e New York City, i shpallur si ekskluzivitet i ri në vitin 2013.

Një vit më vonë, ata arritën marrëveshje me ekipin australian Melbourne Heart dhe ri-reklamuan atë në Melbourne City.

Që nga ajo kohë, skuadra japoneze Yokohama F. Marinos, klubi uruguaian Montevideo City Torque, skuadra spanjolle Girona, skuadra kineze Sichuan Jiuniu, skuadra belge Lommel SK dhe ajo indiane Mumbai City i janë bashkuar radhëve. /Lajmi.net/