Prokurorja Pula jep detaje: Dy persona u arrestuan për ryshfet, një tjetër u ndalua për fotografim vote

Në 18 komuna të vendit po zhvillohen zgjedhjet në raundin e dytë apo në balotazh. E në lidhje me procesin zgjedhor dhe parregullsitë e kësaj dite sa i përket votimit është deklaruar edhe Prokurorja Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjedhjet. Derisa prokurorët janë parë të angazhuar nga afër në dhomën operative, Pula deklaroi se jo…

Lajme

09/11/2025 15:15

Në 18 komuna të vendit po zhvillohen zgjedhjet në raundin e dytë apo në balotazh.

E në lidhje me procesin zgjedhor dhe parregullsitë e kësaj dite sa i përket votimit është deklaruar edhe Prokurorja Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjedhjet.

Derisa prokurorët janë parë të angazhuar nga afër në dhomën operative, Pula deklaroi se jo vetëm sot po për 13 vite operojnë në të njëjtën mënyrë.

“E tërë puna i e si koordinatore s’do të ishte e mirëfilltë nëse s’do të kisha një mbështetje të këtij stafi që përbëhet nga prokuroret e këshilltarët “deklaroi ajo.

Pula gjithashtu tha se roli si zyre e koordinatores është që secili person në këtë tavolinë lidhet drejtpërdrejtë për 7 prokuroritë për të marrë informata reale e për të reaguar në ato raste kur ka vepër penale, e domosdoshmërishtë edhe me informacione që mund të trajtohen nga ta.

“Ne që nga mëngjesi kemi përcjell procesin zgjedhor. S’ka incidente të mëdha që ulin reputacionin e zgjedhjeve, përpos një rasti në Fushë-Kosovë i cili janë dy persona të ndaluar nga ana e prokurorit në vendin e ngjarjes për vepër penale “Marrje dhe dhënie e ryshfetit” e ata janë ndaluar dhe po trajtohen. Dënimi për këtë vepër është 1 deri në 5 vite burgim. Është sekuestru një telefon ku është fotografu vota. Tash është edhe një rast i fotografimit të votës, ku prokurori po e trajton këtë rast e deri në përfundim të ditës do të marrim edhe epilogun e këtij rasti tjetër që është në verifikim e sipër”, deklaroi prokurorja Pula në KlanKosova.

Rasti i dytë është sërish në Fushë-Kosovë dhe personi në fjalë është ndaluar derisa të verifikohet i gjithë rasti./Lajmi.net/

YouTube player