Prokurorja e Speciales: Aktakuza kundër Gucatit dërgohet në Gjykatë brenda 30 ditësh

Prokuroria e Specializuar,Valeria Bolici do të dorëzojë në Gjykatë brenda 30 ditësh aktakuzën kundër Hysni Gucatit.

Lajme

01/10/2020 15:45

Kjo është bërë e ditur nga vet prokurorja e rastit në seancën e sotme ndaj Gucatit, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se Prokuroria ka para vetes disa procedura, dhe duke pasur parasysh të njëjtat, aktakuza do të dorëzohet në gjykatë brenda 30 ditësh.

“Siç  e thashë edhe në seancën e mëparshme: Shpejtësia e procedurës është prioritet absolut për ne. Është shumë e rëndësishme që të gjitha materialet të jenë të plota. Është në interes të të gjitha palëve, dyshuarve dhe gjykatës. Unë vë në dukje që veprat penale për të cilat është konstatuar dyshimi i bazuar, janë deri në datën 22 shtator, që është një javë më parë. Janë disa hapa të domosdoshëm hetimorë që po ndërmerr zyrja jonë përfshirë edhe atë me dëshmitarët që janë ndjerë të kërcënuar, kërkesa e dokumenteve nga palë të treta si dhe analizimi i  sendeve të sekuesturara”,   tha Bolici.

“Duke pasur parasysh të gjitha këto hapa, konfirmoj që Prokuroria ka ndërmend të dorëzojë aktakuzën brenda një periudhe 30 ditore”, tha ajo. /Lajmi.net/