Prokuroria thotë se s’ka parregullsi zgjedhore, MPB regjistron disa raste të fotografimit të votës

Te Prokuroria Publike deri tani s’ka arritur asnjë paraqitje për parregullsi zgjedhore në procesin zgjedhor.

Lajme

21/04/2019 14:03

Siç njoftoj kryetari i komisionit për ndjekjen e parregullsive eventuale zgjedhore, Xhelal Bajrami, s’ka asnjë paraqitje nga asnjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri tani procesi zgjedhor po zhvillohet qetë, pa shkelje serioze. As në komision, as tek prokuroritë, s’ka raste të paraqitura. Presim se kështu do të vazhdojë deri në fund të procesit zgjedhor”, tha Bajrami.

Ai ceku se në të gjitha prokuroritë publike në vend, përveç kujdestarive të rregullta, janë organizuar edhe kujdestari shtesë për ndjekjen e aktiviteteve zgjedhore dhe veprimin me kohë nëse paritet çfarëdo lloji rasti.

Ndryshe, nga ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se sot janë regjistruar dy raste të fotografimit.

“Deri në ora 12?:00 ministria e Punëve të Brendshme s’ka regjistruar asnjë prishje të rendit dhe qetësisë gjatë votimit. Votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë”, tha sot në konferencë për shtyp, Biljana Milevska nga Reparti për marrëdhënie me jashtë të MPB-së.

Deri në këtë moment janë regjistruar dy raste me fotografim të fletëvotimit. Në orën 09:05, në vendvotimin te çerdhe “Lele Srniçka” në Aerodrim Shkup, kryetari i Këshillit Zgjedhor ka vërejtur se personi R.Gj (36) nga Shkupi ka fotografuar fletëvotimin dhe është arrestuar.

“Gjithashtu, në orën 11″40, në vendvotimin numër 1515 në fshatin Obrshanim komuna e Krivogashtanit, K.P me telefon ka fotografuar fletëvotimin dhe nga ana e zyrtarëve policorë po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit”, tha Milevska.

MPB ju bën apel qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e votimin në mënyrë të qetë dhe se secila përpjekje e procesit zgjedhor do të dënohet.