Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 45 persona për rastin e Banjskës

Prokuruari Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit të serbëve në Kosovë të njohur si “Sulmi i Banjskës”. Kjo është bërë e ditur sot në konferencën për media të thirrur nga Kryeprokurori Blerim Isufaj, raporton lajmi.net. “Prokuroria Speciale ka punuar intensivisht duke zhvilluar hetime në këtë rast shumë kompleks. Pas grumbullimit të…

Lajme

11/09/2024 12:33

Prokuruari Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit të serbëve në Kosovë të njohur si “Sulmi i Banjskës”.

Kjo është bërë e ditur sot në konferencën për media të thirrur nga Kryeprokurori Blerim Isufaj, raporton lajmi.net.

“Prokuroria Speciale ka punuar intensivisht duke zhvilluar hetime në këtë rast shumë kompleks. Pas grumbullimit të gjitha provave dhe analizimit të tyre, sot kemi ngritur aktakuzë kundër 45 të pandehurve”,deklaroi Kryeprokurori Isufaj.

“Për të ngritur aktin akuzues është dashur të presim gjatë, ndoshta edhe një vit. Pranimi i rezultateve të ekzaminimeve që janë kryer jashtë vendit ishte shkaku kryesor i vonesës së kësaj aktakuze, pasi kemi pranuar këto raporte sot Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzën për Rastin e Banjskës, ku janë akuzuar 45 persona”,deklaroi ai.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, në Banjskë të Zveçanit – pjesa veriore e Kosovës – një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Autoritetet në Kosovë fajësuan udhëheqjen e shtetit serb për organizimin e, siç e cilësuan, sulmit terrorist, por ajo e mohoi përfshirjen.

Pesë ditë pas ngjarjes, më 29 shtator, përgjegjësinë për të e mori Radoiçiq, ish-politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet se gjendet në Serbi./Lajmi.net/