Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër shtatë të pandehurve nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe korrupsion

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër shtatë të pandehurve, pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale si në vijim: “Për të pandehurin T.M. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Përvetësimi në Detyrë nga neni…

Lajme

28/06/2024 12:52

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër shtatë të pandehurve, pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale si në vijim:

“Për të pandehurin T.M. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Përvetësimi në Detyrë nga neni 425 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së, nr.04/L-082 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.Për të pandehurin A.O. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Përvetësimi në Detyrë nga neni 418 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 3 të KPRK-së, nr.06/L-074 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së”,thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu u tha se për të pandehurin D.C. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“Për të pandehurit A.L. dhe F.A. ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale Mashtrim nga neni 335 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 5 dhe nenin 31 të KPRK-së nr.04/L-082 dhe Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik nga neni 415 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 3 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Shmangie nga Tatimi nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së”

Ndërkaq, për të pandehurin G.H. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 paragrafi 2 dhe 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së./Lajmi.net/