Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për skandalin me rezervat shtetërore

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë ndaj saj në Gjykatën Themelore të Prishtinës, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ka konfirmuar se është njoftuar nga avokati i saj për dorëzimin e aktakuzës,…

Lajme

11/11/2025 17:52

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë ndaj saj në Gjykatën Themelore të Prishtinës, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ka konfirmuar se është njoftuar nga avokati i saj për dorëzimin e aktakuzës, duke theksuar se do të deklarohet më gjerësisht për media sapo të pranojë dokumentin e plotë, transmeton lajmi.net.

“Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022,” ka shkruar Hajdari./lajmi.net/