Ekzekutohen 100 eurot për studentët, Murati: Janë finalizuar pagesat për përfituesit

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar pagesat prej 100 eurosh për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Përmes një njoftimi, Murati ka theksuar se procesi është përmbyllur pasi janë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme nga institucionet e…

Lajme

25/06/2026 16:16

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar pagesat prej 100 eurosh për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Përmes një njoftimi, Murati ka theksuar se procesi është përmbyllur pasi janë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë.

“Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka deklaruar Murati.

Ai ka bërë të ditur se pagesat tashmë janë procesuar për të gjithë studentët që kanë plotësuar kriteret dhe janë përfshirë në listat e verifikuara nga komisioni përgjegjës. /Lajmi.net/