Prokuroria Speciale ndalon edhe një të dyshuar në rastin “Laboratori ’25”, dyshohet për grup kriminal dhe falsifikim dokumentesh
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar edhe një person të dyshuar në kuadër të rastit “Laboratori ‘25”. Sipas njoftimit, personi me inicialet G.A. është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit special, shkruan lajmi.net. I dyshuari po hetohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”…
Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar edhe një person të dyshuar në kuadër të rastit “Laboratori ‘25”.
Sipas njoftimit, personi me inicialet G.A. është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit special, shkruan lajmi.net.
I dyshuari po hetohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.
Ky është personi i dytë i ndaluar në kuadër të hetimeve për rastin “Laboratori ‘25”, ndërsa Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Policia e Kosovës. /Lajmi.net/