AGK: KPM nuk ka kompetencë të dënojë mediat për deklaratat e të ftuarve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur shqetësimin pas diskutimit në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), ku nënkryetarja Drita Morina ka propozuar që në mbledhjen e radhës të shqyrtohet mundësia e mbylljes së emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini. AGK e ka cilësuar këtë deklaratë si të papranueshme dhe të papërgjegjshme, duke e…
Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur shqetësimin pas diskutimit në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), ku nënkryetarja Drita Morina ka propozuar që në mbledhjen e radhës të shqyrtohet mundësia e mbylljes së emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
AGK e ka cilësuar këtë deklaratë si të papranueshme dhe të papërgjegjshme, duke e konsideruar si sulm ndaj lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë.
Sipas AGK-së, një vendim i tillë nuk është në kompetencë të KPM-së për shkak të debatit apo deklaratave të të ftuarve në emisione.
AGK ka kritikuar edhe vendimet e fundit ndëshkuese të KPM-së ndaj mediave, duke paralajmëruar se ato rrezikojnë lirinë mediatike dhe pluralizmin në vend.
AGK i ka bërë thirrje KPM-së që të ndalë menjëherë praktikat ndëshkuese ndaj mediave dhe të veprojë vetëm brenda mandatit dhe kompetencave të saj ligjore.