Prokuroria Speciale lëshon letër-rreshtim vendor e ndërkombëtarë ndaj Radojçiqit
Prokuroria Speciale ka lëshuar letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtarë ndaj kryeterroristit të Banjskës, Milan Radojçiq. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta. “Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq. Urdhërarresti është lëshuar në…

Lajme
Prokuroria Speciale ka lëshuar letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtarë ndaj kryeterroristit të Banjskës, Milan Radojçiq.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq. Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022. Përveç Radojiçiq, PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast.”, u shpreh ajo.
Tutje, zëdhënësja Luta shtoi se 50 persona janë duke u hetuar.
“Duke u hetuar mund të konfirmojmë se janë rreth 50 persona, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese. Ndërsa për veprimet tjera publiku do të njoftohet në kohë, pasi duke pasur parasysh se rasti është në fazën e hetimeve, aktualisht nuk mund të ndajmë më shumë informacione.”, u shpreh ajo./lajmi.net/