Prokuroria Speciale kërkon t’i caktohet paraburgimi, S.J që tentonte të dërgonte mbi 260 kg narkotikë në Evropë

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit të dyshuarit S.J. S.J dyshohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, shkruan lajmi.net. “Sipas kërkesës dyshohet se S.J., kishte për qëllim që të transportonte substanca…

Lajme

30/10/2025 16:12

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit të dyshuarit S.J.

S.J dyshohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, shkruan lajmi.net.

“Sipas kërkesës dyshohet se S.J., kishte për qëllim që të transportonte substanca narkotike në një shtet tjetër. Gjatë kontrollit të kamionit, të cilin po e drejtonte i dyshuari, është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 268.44 kilogramë substancë narkotike e dyshuar marihuanë, e cila dyshohet se është transportuar nga Republika e Shqipërisë, me destinacion shtetet e Bashkimit Evropian. Prokuroria Speciale ka kërkuar masën e sigurisë prej një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit, duke vlerësuar se ekziston rreziku që i dyshuari të arratiset, dhe të pengojë rrjedhën e procedurës hetimore penale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

S.J është arrestuar dje në rajonin e Prishtinës, pasi në kamionin që e po drejtonte i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg. /Lajmi.net/