Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të Skënderajt për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka hedhur poshtë kallëzimin penal nga Florentina Shala Gashi ndaj të parit të Skënderajt, Fadil Nura. Në lidhje me këtë ka njoftuar kryetari i Skënderajt, Fadil Nura përmes një postimi në Facebook. “Përgjegjësia, ndërgjegjja dhe profesionalizmi, më kanë udhëhequr dhe do të më udhëheqin gjithmonë në shërbim të interesit…

Lajme

19/02/2025 16:04

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka hedhur poshtë kallëzimin penal nga Florentina Shala Gashi ndaj të parit të Skënderajt, Fadil Nura.

Në lidhje me këtë ka njoftuar kryetari i Skënderajt, Fadil Nura përmes një postimi në Facebook.

“Përgjegjësia, ndërgjegjja dhe profesionalizmi, më kanë udhëhequr dhe do të më udhëheqin gjithmonë në shërbim të interesit të qytetarëve dhe në zbatim të ligjit”, ka shkruar Nura.

Florentina Shala Gashi kishte bërë kallëzim penal ndaj Fadil Nurës, pasi pretendonte se Nura në cilësinë e kryetarit të Komunës ka bërë veprën penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Nura kishte marr vendim për ndërrimin e pozitës së punës ndaj Florentina Shala Gashit nga pozita e zëvendës-drejtoreshës së QKMF-së në Skënderaj në pozitën e zyrtares për personel dhe administratë ku sipas koeficientit të pagës, në këtë pozitë është caktuar zyrtari Ferat Kabashi, dhe se i njëjti është paguar si zëvendës-drejtor i QKMF-së në Skënderaj. /Lajmi.net/