Kancelari gjerman Merz darkon në restorantin e një kosovari në Berlin

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka vizituar dhe darkuar në restorantin “Bocca di Lupo” në Berlin, një prej bizneseve gastronomike të ndërmarrësit nga Kosova, Fatos Xhafolli. Restoranti, i vendosur në bulevardin e njohur Kurfürstendamm, drejtohet nga vëllezërit Fatos dhe Valzon Xhafolli, gastronomë nga Prishtina me përvojë të gjatë në Berlin. Sipas të dhënave të publikuara nga…

Lajme

23/09/2026 10:50

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka vizituar dhe darkuar në restorantin “Bocca di Lupo” në Berlin, një prej bizneseve gastronomike të ndërmarrësit nga Kosova, Fatos Xhafolli.

Restoranti, i vendosur në bulevardin e njohur Kurfürstendamm, drejtohet nga vëllezërit Fatos dhe Valzon Xhafolli, gastronomë nga Prishtina me përvojë të gjatë në Berlin. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë restoranti, dy vëllezërit janë të përfshirë në gastronomi prej vitit 1995.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka vizituar dhe darkuar në restorantin “Bocca di Lupo” në Berlin, një nga konceptet gastronomike të ndërmarrësit nga Kosova, Fatos Xhafolli.

Restoranti ndodhet në Kurfürstendamm dhe drejtohet nga Fatos dhe Valzon Xhafolli, gastronomë nga Prishtina me një përvojë të gjatë në Berlin.

Fatos dhe konceptet e tij gastronomike në Berlin kanë qenë ndër vite adresë e shumë personaliteteve nga bota e biznesit, politikës, artit dhe sportit.

Ndërmarrësit tanë nga mërgata na bëjnë krenarë me punën e tyre të jashtëzakonshme. Ata janë shembull i suksesit të arritur përmes punës, kreativitetit, përkushtimit dhe këmbënguljes, duke prezantuar në mënyrën më të mirë vlerat tona njerëzore dhe potencialin e madh që kemi.