Prokuroria në pritje të rezultateve të obduksionit për foshnjën që u gjet e vdekur te mbeturinat
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë njoftuar se trupi i pajetë i foshnjës që u gjet e vdekur te mbeturinat është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për në obduksion dhe është në pritje të rezultateve nga IML. Lajmin për klankosova e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore, të cilët bënë me dije se nuk mund…

Lajme
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë njoftuar se trupi i pajetë i foshnjës që u gjet e vdekur te mbeturinat është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për në obduksion dhe është në pritje të rezultateve nga IML.
Lajmin për klankosova e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore, të cilët bënë me dije se nuk mund të japin më shumë informacione për rastin pasi mund të dëmtohet rrjedha e procedurës hetimore.
“Ju njoftojmë se prokurori i shtetit është duke ndërmarre të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore. Ndërsa trupi i pa jetë është dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për në obduksion dhe jemi në pritje te rezultateve nga (IML)”, thanë nga Prokuroria Themelore.