Prokuroria në Prishtinë autorizon hetime shtesë për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të reja në lidhje me rastin e rëndë të keqtrajtimit të një fëmije 5-vjeçar në komunën e Lipjanit. Përmes një njoftimi zyrtar, është bërë e ditur se është lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës që të zhvillojë veprime shtesë hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rastit dhe…

Lajme

19/03/2026 15:25

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të reja në lidhje me rastin e rëndë të keqtrajtimit të një fëmije 5-vjeçar në komunën e Lipjanit.

Përmes një njoftimi zyrtar, është bërë e ditur se është lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës që të zhvillojë veprime shtesë hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësive të mundshme institucionale, raporton lajmi.net

Sipas Prokurorisë, hetimet do të fokusohen edhe në rolin e zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, si dhe të zyrtarëve të tjerë kompetentë të kësaj komune, për të vlerësuar nëse ka pasur përgjegjësi direkte apo indirekte në shkaktimin e pasojave në këtë rast.

Në njoftim theksohet se prokurori i shtetit mbetet i përkushtuar në ndjekjen e të gjithë personave të dyshuar për kryerje të veprave penale, si dhe në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Theks i veçantë, sipas Prokurorisë, i kushtohet rasteve që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve, duke i konsideruar ata si një ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

Hetimet për rastin janë në vazhdim./Lajmi.net/