Prokuroria në Gjakovë ngre aktakuzë ndaj një personi për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Y.A., për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, nga neni 371, paragraf.4, lidhur me paragraf.3, dhe 1, të KPRK-së. Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri Y.A., me dt.24.08.2024, në Rr.”N…” në f.sh.Korishë…
Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Y.A., për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, nga neni 371, paragraf.4, lidhur me paragraf.3, dhe 1, të KPRK-së.
Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri Y.A., me dt.24.08.2024, në Rr.”N…” në f.sh.Korishë – K.Prizren, ka drejtuar automjetin e tipit VW pasat, në ndikim të alkoolit, në këtë mënyrë i pandehuri ka ngasë automjetin në kundërshtim me Rregullat e Trafikut Rrugor, ku ka rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në komunikacion, në atë mënyrë duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës dhe gjendjes së tij, me anësoren e parë të automjetit i godet dy të miturit të cilit ishin në një biçikletë, në atë mënyrë nga inercioni i goditjes pësojnë lëndime dy të miturit, ku njëri prej të miturve nga lëndimet e marra, ndërron jetë, ndërsa i mituri tjetër pëson lëndime të rënda trupor.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, nga neni 371, paragraf.4, lidhur me paragraf.3, dhe 1, të KPRK-së.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.